Kryeministri Edi Rama ka takuar pensionistët në Gjirokastër. Edhe në takimin e sotëm në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Rama ka “sulmuar” burrat që mbështesin Sali Berishën. Sipas tij, të gjithë ata që zgjedhin mes Bashkimit Europian dhe asaj që ai e cilëson “këneta”, është gjysmak dhe autik.
Këtë koment nga Rama, e ka komentuar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Berisha e ka cilësuar si “super skandal” këtë etiketim që ka bërë i pari i qeverisë.
Berisha: Përçmimin ndaj fëmijëve, të rriturve, por fëmijëve mqs ky çrregullim është kryesisht i fëmijëve e kanë patur Hitleri dhe ai me një dekret i fuste në krematorium fëmijët me defekte. E ka patur dhe Enver Hoxha dhe Bocaso. Dhe ky është një super-skandal. Të përdorësh ti një çrregullim prapa të cilit qëndron një heroizëm i jashtëzakonshëm i fëmijëve dhe prindërve. Nëse ka një çrregullim ku një nënë është më heroinë se çdo nënë tjetër është nëna e një fëmijë me këtë çrregullim. Edhe fëmija vetë. Dhe fëmija vetë që jo në pak raste duhet t’i kapë fjalët një nga një, duhet t’i përvetësojë fjalët një nga një. Dhe ky del me këtë frazë, tregon se është turp të quhet prind ky. Është turp të quhet bashkëshort ky. Është turp të quhet baba ky me këto fjalë që thotë për këta fëmijë heronj janë ata. Ata bëjnë përpjekje mbinjerëzore dhe arrijnë të shkollohen. Po rruga e tyre është një rrugë e vështirë. Këta gjeti ky për të etiketuar…
Ndërkohë, pas reagimit të Berishës, nuk ka pasur asnjë koment nga kampi socialist.