‘Je pa sedër dhe dinjitet’/ Agravon debati mes Ledjones dhe Romeos

Debatet nuk mungojnë kurrë në shtëpinë e Big Brother Vip Albania. Këtë herë protagonistë ishin Ledjona dhe Romeo, të cilët patën një përplasje të fortë mes tyre, shkak u bë bllokimi i tualetit, nga një njëri prej grupeve të ndarë nga Vëllai i Madh. Dyshja u përplas ashpër me njëri-tjetrin sa i përket mënyres se si u organizua loja.

Debati mes Romeos dhe Ledjonës:

Romeo: Të vetmit që u ndjenë keq ishte Bardhi dhe Gazi.

Lediona: Po ik o Romeo, boll i shfrytëzove situatat. Në nuk u ndjemë keq kur na drejtoheshe duke na thënë jeni pa karakter.

Romeo: Po çfarë ke bërë moj zemra ime. Banjën ke ruajtur. Të duket e drejtë? Je krenare për veten tënde?

Lediona: Dëgjoje tjetrin kur flet, mos bërtit. Kemi rënë dakord të gjithë që ne nuk do të ndalonim për t’u futur në tualet dhe të merrnit abdes.

Romeo: Se do të të pyes unë ty a do të futem në banjo.

Lediona: Ti ku e kishe sedrën që vajzat vuanin?

Romeo: Vajzat e mia janë të gjitha gango. Luftëtare janë të gjitha. Po të ishe gocë e nderuar, të gjitha kishin probleme do të futeshin në banjo dhe ti e mbaje të bllokuar. O Lediona jo me e mua shpirti. Ç’punë ke ti që futesh në bisedë.

Lediona: U futa, më the je pa dinjitet dhe pa sedër.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 6 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us