Drejtuesi politik i Partisë Demokratike Belind Këlliçi njëherësh dhe kandidat për deputet theksoi se rezultati i deritanishëm nga numërimi i votave nuk është ai që priste opozita.
Por tha ai, është ende herët për të folur për një rezultat.
“Natyrisht që nuk është rezultati që do të donim të kishim, por është ende herët për të folur për një rezultat pasi janë numëruar deri tani 12 apo 13 për qind e votave dhe ka ende shumë të tjera pa u numëruar”, u shpreh Këlliçi.
Nga ana tjetër, zyrtari demokrat foli edhe për incidentin me socialistin Erion Braçe dhe ekipin e PS-së, një ditë më parë.
“Është shumë zhgënjyese kur shikon që Erioni kërkon t’i ngjajë adashit të tij Erion Veliaj për sa i përket përdorimit të gënjeshtrave”, tha Këlliçi.