“Jemi parti e papërlyer”, Agron Shehaj: Do të shohim çudira! Në Vlorë të dytët pas PS

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, i ftuar në News24, deklaroi se kjo forcë politike do të marrë mandat në të gjitha qarqet, në Vlorë do të jetë surpriza më e madhe.

“Partitë politike vazhdojnë të jenë të njëjtat, edhe këngët në fushata janë të njëjta. Ne jemi parti e papërlyer.Ne sigurisht, sondazhet e tregojnë, e tregojnë rritjen e Mundësia. Ne synojmë të marrim deputetë në të gjitha qarqet.

Në Vlorë mund të dalim parti e dytë pas PS. Do të shohim çudira, pasi kemi mbështetje. Jam i bindur se hap pas hapi do të vijë ndryshimi. Dhe kjo mund të vijë nga Vlora.Në Tiranë pretendojmë 10% të votave, 3-4 mandate në Tiranë, në Vlorë parti e dytë.

Lajme të tjera |  Tragjedi tek Rana e Hedhun në Shëngjin: 4 shokë merren nga dallgët. Dy prej të rinjve ndërrojnë jetë, dy të tjerët në gjëndje të rëndë

Nëse ka një parti politike që nuk ka një lidhje me punën është PS. Ka lidhje vetëm me pushtetin. Vizioni i tyre është të rregullojnë socialistët në punë. Punëtorët më të mëdhenj janë sipërmarrësit” – u shpreh Shehaj.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us