Jep dorëheqjen drejtoresha e QSUT Alma Cani, ja kush e zëvendëson

Alma Cani, drejtoresha e QSUT ka dhënë dorëheqjen. Në vend të saj pritet të emërohet mjekja pediatre onkohematologe Profesoresha Donjeta Bali. Kjo e fundit shërben prej 21 vitesh si mjeke pediatre Onkohematologe në shërbimin delikat të Onko-Hematologjisë Pediatrike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë.

Alma Cani, ish-shefja e reanimacionit në spitalin ‘Universitar Shefqet Ndroqi’ qëndroi në krye të qendrës më të madhe spitalore për afro 15 muaj. Cani erdhi në krye të QSUT në 25 mars 2024, pas dorëheqjes së Albana Ficos.

Nuk dihet ende arsyeja e largimit të Alma Canit nga ky post.

Lajme të tjera |  Bardhi përplaset me Spiropalin te Konferenca e Kryetarëve: Vodhët zgjedhjet! S’do jesh më kryetare, do zëvendësohesh nga Zegjineja

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us