“Jetoj me mamanë që nga 1998”, Kryemadhi: Ajo më dha 2 dhoma kur ngela shtatzënë! Unë dhe Iliri ishim të rinj, mendonim se çfarë fluturon hahet

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka folur për mediat pasi ka dalë nga ambientet e SPAK. Pas vendimit të Apelit të GJKKO-së për sekuestron e vilës së saj dhe mamasë, Kryemadhi u shpreh se ajo jeton me të ëmën që nga viti 1998. Ajo shtoi se kur ka ngelur shtatzënë për herë të parë s’ka qenë e fejuar as e martuar me presidentin e PL-së, Ilir Metën.

Sipas saj nëna i kishte thënë të jetonte më të pasi ata ishin të rinjë në atë kohë. Kryemadhi shtoi se ishin të rinjë e mendonin se çdo që të fluturon hahet. Ajo më tej theksoi se nëna e saj i kanë dhënë dhoma dhe pas vdekjes së babait të saj e kishin të nevojshme të jetoni bashkë.

Lajme të tjera |  Kush është në stadium/ Nga kreu i SPAK, Altin Dumanit, tek Andi Bushati, Baton Haxhiu dhe motrat Vjollca!

“Kur unë them me qira, duhet shkruar me qira, dhe jo duhet blerë, e kam fjalën për disa portale të cilat përtojnë të zbardhin dhe i bëjnë copy paste njëri-tjetrit. Kur them me qira, me qira, kur them për të blerë, për të blerë. Unë nuk them asnjë fjalë gabimisht. Ju kërkoj miqësisht atyre që janë para kompjuterit ta zbardhin korrekt. Kam jetuar gjithmonë me mamanë. Kur kam ngelur shtatzënë për herë të parë s’kam qenë e fejuar as e martuar me Ilir Metën. Ajo më tha do të jetosh me mua se ne ishim dy të rinj që mendonim se çdo që të fluturon hahet. Më dha dy dhoma. Pastaj vdiq babai dhe e kishim të nevojshme të jetonim bashkë. Jetojmë bashkë që nga 1998”, tha ajo.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us