Jo vetëm një miting hapës, zbulohet strategjia e PS në çeljen e fushatës elektorale

Socialistët e kanë gati strategjinë për të çelur zyrtarisht fushatën elektorale me 11 Prill duke sjellë një risi krahasuar me zgjedhjet e shkuara parlamentare. Nga shtabi elektoral i PS, Top Channel, ka mësuar se fushata zgjedhore këtë vit do të hapet krejt  ndryshe.

Në datën 11 Prill, që shënon edhe ditën e parë të çeljes së fushatës, Partia Socialiste ka vendosur  të zhvillojë jo një miting të madh hapës siç jemi mësuar të shohim ne çdo fushatë zgjedhore, por 12 evente në çdo qark të Shqipërisë paralelisht ku fokusi do të jetë gruaja.

12 aktivitetet do te lidhen me njëra tjetrën ku mësohet se do të flasin përfaqësuese gra nga çdo qark dhe në fund do të jetë kryeministri Rama që do të përshëndesë aktivitetin.

Ndërkohë siç e paralajmëroi të Martën Edi Rama  më 12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja  e madhe politike e PS, mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv Shqipëria 2030 në BE.

Lajme të tjera |  Dom Gjergj Meta u uron besimtarëve Festën e Pashkëve: Krishti u ngjall! Me të vërtetë u ngjall

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us