Kryebashkiaku i dorëhequr i Himarës, Jorgo Goro, ka përfunduar në spitalin e burgut, për shkak të problemeve shëndetësore që ka shfaqur në ambientet e paraburgimit.
Goro ka shfaqur probleme shëndetësore, ndërsa prej 5 ditësh ndodhet i arrestuar nën akuzën për shpërdorim detyre.
Kujtojmë se Goro u la në burg një ditë më parë nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, pas arrestimit më 23 mars.
Mbi të rëndon vepra penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, kryer 2 herë.