Kryeministri Edi Rama debatoi me gazetarin Ylli Rakipi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për investimet e qeverisë në këto 12 vite në infrastrukturë. Ndërsa Rama tha se gjeti rrugët e lëna rrugëve, Rakipi e pyeti se sa rrugë ka bërë në këto kohë, ndërsa kryeministri u përgjigj se qeveria gjeti shumë borxhe dhe gjithçka afër kolapsit.
Pjesë nga debati
Edi Rama: Kur ne kemi ardhur në pushtet kishim një borxh publik mbi 70 për qind. Gjetëm që të gjitha rrugët, me inaugurime, ishin rrugëve. Kompanitë kishin ndaluar punën.
Ylli Rakipi: Jo rrugë bëri ai, Rruga e Kombit, etj se e di si e ke ulur borxhin ti? E ke çuar euron 98 lekë…
Edi Rama: O zotëri, Shqipëria sot, në të gjitha pasqyrat ndërkombëtare, është në nivelin që s’ka qenë kurrë.
Ylli Rakipi: Po pra, se ke 12 vjet. Nuk të tha njeri që ka fjetur 12 vjet. Më thuaj rrugët që ke mbaruar ti?
Edi Rama: Ishin shqepur rrugët në të katër anët, kontrata, inaugurime, tendera nga të karta anët.
Ylli Rakipi: Ore të gjitha të zezat ata i kanë bërë, ti çfarë ke bërë? Se ti thua se s’kanë bërë gjë, po i quajmë zero.
Edi Rama: Nuk po them zero. Kanë bërë dëm.
Ylli Rakipi: Po çfarë dëmi kanë bërë? Rrugën e Kombit këta e kanë bërë. Ky tuneli që erdhe ti tani shpejt, tuneli i Elbasanit. Unë nuk po të them se çfarë ka bërë Sali Berisha.
Edi Rama: Regjim unë dhe ti s’më lë të flas.
Ylli Rakipi: Unë s’të them regjim, por ti nuk mund të vish këtu dhe të më thuash çfarë të këqijash ka bërë PD-ja.
Eedi Rama: Unë po të them çfarë kemi bërë ne për rrugët. Që të gjitha rrugët, Rruga e Kombit nuk ishte mbaruar, por ajo kishte një fillim dhe një mbarim. Të tëra rrugët i kemi marrë ne i kemi ribërë projektet dhe kemi hedhur paratë e dynjasë. E di sa ka vajtur rruga e Elbasanit? Rrugët ishin të gjitha të lëna rrugëve. I kemi marrë i kemi ribërë projektet.
Ylli Rakipi: A mund t’i numërojmë? Më thuaj 5, përveç rrugës së Arbrit dhe rrugës Thumanë-Kashar.
Edi Rama: Rruga Thumanë-Kashar është rrugë me paratë që i ka vënë privati.
Ylli Rakipi: Më thuaj një tjetër.
Edi Rama: Çdo rrugë e re në Shqipëri është bërë në këto mandate.
Ylli Rakipi: Pjesa dërrmuese e popullsisë është në Tiranë, Durrës etj. Ti ke thënë që në 2013 për zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës dhe tani ka filluar.
Edi Rama: Na u desh një mandat për të dalë nga gropa e borxhit. Kishin bërë kontratë me një dynja kompanish. Kompanitë nuk punonin kreditë e këqija kishin vajtur 25 për qind dhe mund të shpërthenin bankat. Shqipëria ishte në prag kolapsi në 2013. Nuk kishte ilaçe, nuk kishte shkumsa në shkolla, fonde për të rimbursuar ilaçet.
Ylli Rakipi: Janë bërë rrugët, nisesh për në Shkodër dhe mbetesh në Lezhë, 1 orë e gjysëm.
Edi Rama: Merre që nga veriu, ne kemi bërë… si shpjegohet që Shqipëria ka shpërthyer në turizëm?
Ylli Rakipi: Gjithë Ballkani Perëndimor e ka bërë.
Edi Rama: Po Ballkani e ka patur, Greqia e ka patur. Vijnë se e para janë ato fasadat e mira, Rilindja Urbane që hapi sytë e atyre qyteteve, shkojnë turistët në Theth, Valbonë, Tropojën e ka transformuar PS jo bufi. Rrugën Shëngjin-Velipojë e pe? Rrugën e Lumit të Vlorë e ke të bërë.
Ylli Rakipi: Ore shkojnë njerëzit në Shkodër dhe aksi më i rëndësishëm është aksi nacional.
Edi Rama: Sa kemi investuar ne në Veri, s’ka investuar bufi. Në çdo qark ne kemi bërë akses në infrastrukturë.
Ylli Rakipi: Rrugët kombëtare. Po nuk bëre këto nuk shkon dot në Theth.
Edi Rama: Korridori blu? Këtë e kam futur unë, janë segmentet e alokuara, por duhen para për t’u bërë.
Ylli Rakipi: Po mos i hidh te inceneratorët. Hidhi aty.
Edi Rama: Po çfarë inceneratorësh që ju hedhsha te inceneratorët!