“Juli edhe Egla janë të fortë…”, flet mamaja e Erjolës: Finalen e ka të garantuar, ne duam fitoren

Mamaja e Erjolës, nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka zhvilluar një intervistë mbrëmjen e sotme për ‘Big Brother Radio’.

Ajo shprehet se është tepër krenare për vajzën e saj, i uron finalen dhe ndjehet e habitur se si Erjola ka mundur të qëndrojë për 4 muaj e izoluar në shtëpinë e ‘BBV3’.

Sakaq si lojtarë më të fortë ajo shprehet se shikon Julin dhe Eglën, po ashtu për të dhe Erjola e ka finalen të garantuar.

“Erjolës do i thoja që na ka bërë krenarë të gjithë familjen. I uroj finalen. Finalja është e padiskutueshme, e kam të garantuar. Por duam fitoren. Unë jam shumë e kënaqur. U bënë gati 4 muaj.

Ne jemi çuditur sesi rri ajo 4 muaj e mbyllur. Juli edhe Egla janë të fortë sipas meje.”

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 9 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us