Juljan Shehu: Dhamë shpirtin në fushë përballë Serbisë, meritonim fitoren por kështu e ka futbolli! Do marrim 3 pikët me Letoninë

Mesfushori Julian Shehu ka folur për mediat pas ndeshjes me Serbinë në “Air Albania”, përballje e cila u mbyll me rezultatin 0-0. Shehu përgëzoi skuadrën e kombëtares shqiptare ndërsa theksoi se dhanë shpirtin në fushë.

Shehu u shpreh se trajneri Sylvinho i përgëzoi për performancën ndërsa shtoi se duhet të mobilizohen pasi shumë shpejt kanë ndeshjen e radhës me Letoninë. Julian Shehu u shpreh se synojnë që në këtë përballje të marrin tre pikët.

“Fillimisht dua të përgëzoj të gjithë djemtë sepse lamë shpirtin në fushë. Meritonim fitoren, tre pikët. E humbëm. Këto janë gjërat e futbollit. Ndeshja tjetër vjen shumë shpjet dhe shpresoj të marrim tre pikët atje.

Lajme të tjera |  EMRAT: Sylvinho sakrifikon katër futbollistë, do e ndjekin sfidën me Serbinë nga tribunat

Sylvinho na tha detaje për ndeshjen. Dhe ai ishte dakord që dhamë shpirtin në fushë. Ishte i lumtur me performancën tonë. Na tha që kemi ndeshjen tjetër shumë shpejt.

Mora një goditje në kofshë 10 minutat e para. Minutat e fundit nuk desha të sakrifikoj sepse nuk isha i freskët. Thashë të dal më mirë jashtë që të ndihmoj ekipin më shumë.”-tha Shehu.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us