Juventusi ka siguruar një fitore të rëndësishme për renditjen dhe për moralin, teksa ka mundur Romën në ndeshjen e fundit të javës së 18 dhe ka ngushtuar në dy pikë diferencën me Interin e vendit të parë në klasifikimin e Serisë A.
Dueli mes dy skuadrave në Torino ka dhuruar një sfidë shumë të bukur, sidomos në pjesën e parë, ku të dy ekipet kërkuan me ngulm golin dhe krijuan disa raste për shënim.
Por goli do të vinte vetëm në fraksionin e dytë të lojës me Rabio dhe më pas Juventusi u mblodh në prapavijë, duke ruajtur avantazhin deri në vërshëllimën e fundit të sfidës.
JUVENTUS-ROMA 1-0