Juventusi “fiket” përpara dy ndeshjeve direkte, ylli i bardhezinjve mungon ndaj Bolognas dhe Lazios

Lajme të këqija për Juventusin në prag të dy sfidave shumë të rëndësishme për të kuptuar nëse do të jenë në Champions League sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë do të përballen me Bolognan dhe me Lazion në dy javët e ardhshme të Serie A.

Ditën e sotme, Komisioni i Disiplinës në Itali ka ndëshkuar Kenan Yildiz me dy ndeshje pezullim në kampionat. Ylli i Kombtëtares turke do të humbasë ndeshjet direkte për zonën Champions ndaj Bolognas dhe Lazios.

Gjithashtu 19-vjeçari turk është gjobitur dhe me një shumë prej 10 mijë eurosh. Në ndeshjen e fundit mes Juventusit dhe Monzës, Yildiz doli me karton të kuq në fundin e pjesës së parë. Sulmuesi bardhezi goditi kundërshtrain me brryl në fytyrë.

Lajme të tjera |  As Xabi Alonso dhe as Ancelotti, ky do të jetë trajneri i Real Madridit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us