Juventusi gjen sulmuesin ideal te skuadra e Barcelonës, Flick nuk e ka në plane

Përditësimet vijnë direkt nga Spanja për një objektiv të mundshëm të Juventusit për merkaton e verës, një talent i ri që nuk ka arritur ende atë që dukej se ishte në gjendje të premtonte dhe po luan për Barcelonën.

Fjala është për Ansu Fatin, një anësor spanjoll i lindur në vitin 2002, i cili ka pasur edhe një eksperiencë në Premier League gjatë karrierës së tij, i huazuar te Brighton, i cili në atë kohë drejtohej nga Roberto De Zerbi.

Këtë sezon me skuadrën Blaugrana, Fati ka marrë pak hapësirë ​​në fushë, me 191 minuta në 9 paraqitje mes La Liga, Champions League dhe Copa del Rey. Mbetet për tu parë nëse projekti i “Zonjës së Vjetër” do e bind talentin nga Spanja.

Lajme të tjera |  “Deri tani s’kemi fituar asgjë, jemi me këmbë në tokë”, Gvozdenovic para Vllaznisë: Fokusohemi tek kjo ndeshje, janë javë të rëndësishme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us