Përditësimet vijnë direkt nga Spanja për një objektiv të mundshëm të Juventusit për merkaton e verës, një talent i ri që nuk ka arritur ende atë që dukej se ishte në gjendje të premtonte dhe po luan për Barcelonën.
Fjala është për Ansu Fatin, një anësor spanjoll i lindur në vitin 2002, i cili ka pasur edhe një eksperiencë në Premier League gjatë karrierës së tij, i huazuar te Brighton, i cili në atë kohë drejtohej nga Roberto De Zerbi.
Këtë sezon me skuadrën Blaugrana, Fati ka marrë pak hapësirë në fushë, me 191 minuta në 9 paraqitje mes La Liga, Champions League dhe Copa del Rey. Mbetet për tu parë nëse projekti i “Zonjës së Vjetër” do e bind talentin nga Spanja.