Juxhin Xhaja nuk ndalet, UEFA i beson tjetër ndeshje në Europë

Juxhin Xhaja nuk do të ketë aspa kohë për të “pushuar”, pasi këtë javë sërish do të jetë në krye të detyrës. UEFA ka vendosur sërish t’i besojë arbitrit të Superiores një ndeshje në Europë.

Kështu Xhaja pas performancës së tij në Europa League javën e kaluar, këtë herë do të jetë në Conference League. Do të vendosë drejtësi në sfidës mes Vitoria Guimaraes dhe Fiorentinës.

Përballje kjo që do të luhet ditën e enjte në orën 21:00 në “Estádio D. Afonso Henriques”. Ndihmës të Xhajës do të jenëArbër Zalla dhe Rejdi Avdo, teksa arbitër i 4-të do të jetë Albert Doda. Gjithashtu në AVAR do të jetë sërish një arbitër shqiptar dhe ky do të jetë Kreshnik Barjamaj, teksa VAR-i i është besuar Robert Schroder nga gjermania.

Juxhin Xhaja nuk ndalet, UEFA i beson tjetër ndeshje në Europë
Lajme të tjera |  “I thashë Brojës të luante 1 kundër 1”, Gjimshiti: Çuna dhanë shpirtin në fushë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us