Ka fituar 2 herë Kupën e Shqipërisë, një shkodran drejt transferimit në kryeqytet

Arsid Kruja nuk do të jetë më futbollist i Teutës. 31-vjeçarit i ka përfunduar kontrata me durrsakët dhe palët nuk kanë rinovuar mes tyre, ndonëse mungon ende zyrtarizimi i largimit të tij.

Kjo pasi shkodrani synon një tjetët aventurë në karrierën e tij, ndërsa interesimet për të nuk mungojnë. Kështu në skenë ka dalë Dinamo, me dinamovitët që kërkojnë përforcime për mesin e fushës dhe karakteristikat e Krujës janë të duhurat.

Siç dihet Ilir Daja është një nga “tifozët” e futbollistit, pasi timonieri ka dhënë “OK” e tij për transferimin për të përforcuar edhe krahun e djathtë të mesit të fushës. Këtë sezon me “Djemtë e Detit” ka luajtur në 33 ndeshje, teksa në fushë ka qenë në total 2899 minuta.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Chelsea bën detyrën ndaj Manchester United, vendos goli i Cucurella për zonën Champions

Eksperienca e Krujës në Superiore do të ndihmonte Dinamon në garat europiane dhe në sezonin e ri në elitë. Siç dihet shkodrani ka arritur të fitojë në karrierën e tij 2 herë Kupën e Shqipërisë, trofe i fituar me Vllazninë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us