Ka gëzim në ambientet e Partizanit, transferimi i janarit feston ditëlindjen

Në kampin e Partizanit dita e sotme është një ditë feste. Bëhet fjalë për ditëlindjen e një prej lojtarëve, Besar Guxhufi i cili ka sot ditëlindjen e tij dhe mbush 21-vjeç.

Në këtë ditë të veçantë për sulmuesin, nuk ka munguar edhe urimi i bërë nga klubi kryeqytetas. “100 vite të lumtura dhe shumë suksese me fanelën e kuqe”, i shkruan Partizani në faqen zyrtare.

“Demat e Kuq” e blenë kartonin e sulmuesit në merkaton e dimirit nga Shkupi për shifrën e 20 mijë eurove. Guxhufi regjistroi 8 paraqitje në pjesën e dytë të sezonit me Partizanin, ku arriti të shënojë një gol.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Pas dy vitesh bashkëpunim, vjen largimi i papritur nga Vllaznia

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us