Ka konstatuar SPAK pasuri të politikanëve jashtë Shqipërisë? Dumani: Kemi patur indicie, kemi dërguar letërporosi!

Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet nga gazetarët gjatë takimit informal të sotëm, lidhur me pasuritë e politikanëve jashtë Shqipërisë.

Dumani thotë se SPAK ka patur indicie të tilla për të cilat ka dërguar letërporosi. Megjithatë ende nuk ka gjë konkrete të ndonjë pasurie të sekuestruar apo konfiskuar jashtë.

A keni konstatuar prona apo pasuri të politikanëve ose zyrtareve të lartë jashtë Shqipërisë dhe si keni vepruar?

‘Kemi patur indicie kemi nisur letërporosi, por nuk kemi ndonjë rast konkret që të kemi sekuestruar apo konfiskuar ndonjë pasuri jashtë’, tha Dumani.

Lajme të tjera |  Rinumërimi në Fier/ Kush është kandidatja e PD-së që ka marrë 624 vota të pamerituara

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us