Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike se u vodhi programin elektoral të prezantuar për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Rama ironizoi duke thënë që është gjëja më qesharake në botë “a thua se bëhet fjalë për ndonjë kod atomik”.
“U kopjua Kodi i Da Vinçit, o zot o zot”, deklaroi kryeministri.
“Qajnë hallin se edhe u kopjua programi, është gjëja më qesharake në botë a thua se bëhet fjalë për ndonjë kod atomik, a thua se bëhet fjalë për ndonjë kod kasaforte, kodi i Da Vinçit, u kopjua Kodi i Da Vinçit, o zot o zot”, tha Rama.
Rama: Do të kemi edhe një takim tjetër në Itali. Kjo e kopjimit të programit është gjëja më qesharake në botë a thuhet bëhet fjalë për kod atomik, për një kod kasaforte të një sekreti, Kodi i Da Vinçit, megjithëse u qajnë hallin pensionisteve nuk japin kontributin e tyre, deri këtu është niveli i krijesave kënetore. Hapja e negociatave nuk lidhet me ne dhe përcaktohet si mëkat, faj i rilindjes, pro shikohet po të duash të marrësh vesh pak më shumë si funksionon BE.