Ka krisje? Vuçiç s’e do Daçiç-in Kryeministër të Serbisë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk e do Ivica Daçiç-in Kryeministër të Serbisë. Gjatë një interviste për median serbe NIN, Vuçiç tha se po mendon për emrin e Kryeminsitrit, por në listën e tij nuk është emri i Daçiç. Ndërsa u shpreh plot besim se partia e tij, Partia Progresive Serbe do të marrë shumicë absolute në zgjedhjet e 17 dhjetorit.

Aleksandër Vuçiç: Njerëzit në Partinë Progresive Serbe (SNS) po mendojnë për të paktën dy propozime. Edhe unë po mendoj, por asnjë nga ato propozime për kryeministër nuk është Ivica Daçiq, tani për tani. Ne nuk do të kemi nevojë as për pakicat… Ne do të kemi një shumicë absolute vetë, nëse nuk ndodh diçka në nëntë ditët e fundit. Në zgjedhjet e fundit parlamentare kemi fituar 42 për qind dhe tani do të fitojmë dukshëm më shumë.

Zgjedhjet parlamentare në Serbi do të mbahen më 17 dhjetor. Aleksandër Vuçiç dhe partia e tij gjenden në një moment delikat sa i përket qeverisjes. Pas sulmeve terroriste në Beograd ka pasur vazhdimisht protesta masive që kërkojnë dorëheqjen e tij. Ndërkohë që pozita e tij në Bashkimin Europian momentalisht është e ulët, kryesisht pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Veri të Kosovës dhe ngjarjet që erdhën pas tij.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us