Ka mbyllur aventurën me Elbasanin, mbrojtësi takim “kokë më kokë” me Vllazninë për rikthimin në Shkodër

Esin Hakaj me shumë gjasa mund të jetë njënga të rikthyerit në Shkodër. Mbrojtësi aktualisht është i lirë, pasi ka mbyllur aventurën e tij me Elbasanin.

Shkodrani ndodhet në Shkodër afër familjes së tij, ndërsa nuk kanë munduar edhe takimet “kokë me kokë” me drejtuesit e Vllaznisë. Palët kanë diksutuar mes tyre për një mundësi rikthimi, me drejtuesit që i kanë bërë një ofertë. Gjë e cila momentalisht është refuzuar nga futbollisti.

Gjithsesi palët vazhdojnë ende diskutimet për një marrëveshje të mundshme mes tyre për sezonin e ri. Eksperienca e Hakajt bën që të jetë një alternativë e vlefshme për Edi Martinin.

Nëse 28-vjeçari do të rikthehej në Shkodër, për të do të ishte hera e 3-të që do të rivishte fanellën e kuqebluve. Siç dihet në karrierën e tij ka fituar Kupën e Sshqipërisë me Vllazninë dhe Superkupën me Partizanin.

Lajme të tjera |  Katër të sakrifikuar për Serbinë: UEFA detyron Sylvinho-n që të ketë në dispozicion vetëm 23 lojtarë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us