“Ka personalitet”, Etrit Berisha për kalimin e Igli Tares te Milan: Flet shumë me lojtarët

Igli Tare do të jetë drejtori i ri sportiv i klubit të Milanit. Shqiptari do të firmosë për 2 vite dhe do të ketë opsionin edhe për një vit tjetër. Rroga e Tares pritet të jetë rreth 800 mijë euro.

Përë këtë aventurë të shqiptarit te Milan ka folur edhe portieri i Kombëtares shqiptare. Etrit Berisha ka theksuar se Tare do të ndihmojë shumë kuqezinjtë, pasi është një person që punon shumë.

Sipas gardianit kuqezi, legjenda e Kombëtares flet shumë me me lojtarët dhe mundohet të zgjidhë çdo problem që mund të lindi në ekip. Berisha e njeh mjaft mirë pasi dyshja kanë qenë së bashku te Lazio.

“Etrit, le ta nisim nga këtu, si të bindi të zgjidhje Lacion? Unë luaja në Suedi dhe gjithashtu për ekipin kombëtar, po shkonte mirë dhe isha edhe gjuajtësi i penalltive të ekipit, kështu që u fol shumë për mua. Kisha mundësinë të shkoja në Premier Ligë në atë kohë, por duke folur me të mbaj mend se ai u tregua më konkret, duke më shpjeguar mirë si atë që më interesonte për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen. Ai i zhduku të gjitha dyshimet e mia.

Çfarë ju bindi nga si më vonë, si drejtues? Për lëvizjet në treg që ka bërë, të gjithë e dinë sa i mirë është, veçanërisht ato me kosto të ulët. Por gjëja e rëndësishme që dua të nënvizoj është se ai jeton me ekipin. Ai është një person me personalitet, nëse sheh dikë nën nivelin e duhur, nuk ka frikë t’i thotë gjërat ashtu siç janë. Pastaj për aftësinë dhe zgjedhjen e rrugës që duhet ndjekur dhe fjalët e duhura që duhen përdorur që janë të nevojshme për të përmirësuar një lojtar. Si me lojtarët e rinj, ashtu edhe me veteranët.

A është ai njeriu i duhur për Milanin? Ai fitoi shumë me Lacion dhe të mos harrojmë se ata ishin afër fitimit të titullit edhe në vitin 2019. Nëse ai shkon te Milani, jam i sigurt se do t’u japë një ndihmë të madhe.

Cilët janë lojtarët më të fortë që keni parë të sjellë në Romë? Që kur erdha unë, kanë ardhur shumë. Felipe Anderson, De Vraj, Milinkoviç-Saviç, Imobile. Këta janë vetëm disa emra që më vijnë ndërmend tani. Pastaj shtoj një që ishte vërtet shumë i mirë, por që nuk arriti të tregonte veten”, ka përfunduar 36-vjeçari, i cili aktualisht luan te Hacken, me të cilët ka kontratë deri dhjetor të vitit 2025

Lajme të tjera |  Do të shesin Armando Brojën, Chelsea bën gati çekun me 80 milionë euro për një tjetër sulmues

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us