Futbollistja Megi Doçi ka bërë një hap të madh në karrierën e saj, duke firmosur me gjigandët turq të Galatasarayt. 27-vjeçarja prej 11 vitesh ka qenë pjesë e Vllaznisë së femrave dhe ka shënuar plot 700 gola në karrierën e saj.
Doçi ka nënshkruar me Galatasarayn e femrave një marrëveshje, që është 6-mujore, me të drejtë të rinovimit, në bazë të performancës së saj. Sulmuesja dhe ekipi turk kanë qenë në negociata që në verë, por se vetëm tani është arritur marrëveshja.
Kështu, Megi Doçi bëhet një tjetër futbolliste shqiptare, që largohet nga kampionati shqiptar i vajzave e do të luajë në një kampionat të huaj. Megi Doçi ka arritur thuajse gjithçka me Vllazninë e femrave, teksa ekipi nga Shkodra u shpall 10 herë kampione e vendit dhe futbollistja u shpall disa herë fituese e Topit të Artë./ZËRI/