Ka tërhequr vëmendjen e disa ekipeve, mbrojtësi i Interit përfundon në “radarin” e United

Manchester United ka nisur punën për sezonin e ri. Drejtuesit i kanë vënë syrin lojtarit të Interit.

Sipas mediave britanike bëhet me dije se anglezët pëlqejnë shumë karakteristikat e Yann Bisseck. 24 –vjeçari shihet nga drejtuesit mjaft premtues në prapavië dhe për këtë do të tentojnë edhe transferimin e tij në merkaton e verës.

Siç mësohet nga mediat britanike, 60 milionë euro është shumë që mund të ofrojnë “Djajtë” për shërbimet e tij. Një shumë e cila mund të tundojë italianët, me të cilët ka kontratë deri në qershor të vitit 2029.

Kujtojmë se në këtë sezon ka luajtur në 36 ndeshje, ku ka mundur të shënojë 2 gola dhe të dhurojë edhe 3 asiste.

Lajme të tjera |  “Nuk do jemi kalimtarë”, Drejtori i Vorës, Tragaj: Ishim të ndërtuar për Superiore, por nuk menduam se do shpalleshim kampionë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us