“Ka vështirësi në të folur, nuk e dimë nëse do të jetë në gjendje sërish”, Drejtori i spitalit në Romë sqaron gjendjen e trajnerit

Zdenek Zeman është një prej trajnerëve më të njohur që kanë drejtuar ekipet e Serie A. 77-vjeçari çek ndodhet prej ditës së djeshme në një spital të Romës, në repartin e terapisë intensive neurokirurgjikëe për isheminë cerebrale.

Drejtori i Njësisë Komplekse Operative të Neurokirurgjisë dhe drejtori i Departamentit të Neuroshkencës në Gemelli, Alessandro Olivi, shpjegoi më pas situatën e Bohemianit në mënyrë më të detajuar.

“E pashë Zemanin, ai përpiqet të flasë dhe e kupton mirë situatën. Ai aprovon me tundje koke dhe bashkëpunon me punonjësit e shëndetësisë. Nuk e dimë nëse do të jetë në gjendje të flasë sërish, koha do ta tregojë, kjo varet nga sa ka vuajtur indi i trurit.

Aktualisht ka vështirësi në të folur dhe lëvizje në anën e djathtë të trupit. Zeman është vigjilent, bashkëpunon me mjekët të cilëve u përgjigjet vetëm me kokë. Ai kupton gjithçka, do të duhet të bëjë më shumë teste”, u shpreh Olivi.

Lajme të tjera |  VIDEO/ E PABESUESHME në Turqi, bomberi Rey Manaj humb penalltinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us