Kallas, thirrje palëve politike në Kosovë: Lini mënjanë ndarjet, vini në plan të parë të ardhmen e vendit

Përfaqësuesja e Lartë për Çështjet e Jashtme në Bashkimin Europian, Kaja Kallas përmbylli të shtunën një vizitë në tre shtete të Ballkanit Perëndimor.

Ajo vizitoi Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Në të tre vendet që shkoi ajo dha disa mesazhe të qarta, të cilat i përmblodhi shkurtimisht në një postim në rrjetet sociale.

“Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike për Bashkimin Europian”, shkroi ajo duke shtuar se zgjerimi me këtë rajon është “projekti më i rëndësishëm gjeopolitik për BE-në” dhe gjithashtu “një prioritet personal” për të vetë.

Çfarë mesazhesh tha Kallas?

Në Kosovë, ajo u fokusua te ngërçi politik, duke inkurajuar të gjitha aktorët politikë që ta kalojnë atë dhe të formojnë sa më shpejt qeverinë.

Lajme të tjera |  Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta regjisori i shquar Piro Milkani

“Udhëheqësit duhet të lënë mënjanë ndarjet dhe të vënë në plan të parë të ardhmen e Kosovës”, shkroi ajo në Instagram.

Në vizitën në Beograd, përfaqësuesja e lartë e BE-së i kërkoi liderëve politikë që të përmbushin reformat e nevojshme si dhe “të sqarojnë drejtimin strategjik” të vendit.

“Kjo bëhet më së miri duke rivendosur besimin dhe duke qenë të vërtetë drejt parimeve demokratike”, u shpreh ajo teksa në Serbi nuk munguan edhe takimet shoqërinë civile.

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut, kërkoi që të ecet përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian.

“Maqedonia e Veriut i përket familjes sonë europiane”, tha Kallas.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us