Myrteza Hilaj, 50 vjeç dhe Kreshnik Kadena, 37 vjeç, të dy banues në Leyton, në lindje të Londrës, u shpallën fajtorë të premten në Gjykatën Southëark Croën. Dy shqiptarët përdorën një avion për të transportuar ilegalisht emigrantë nga Franca veriore në një aerodrom në Essex të Britanisë së Madhe janë lënë në burg nga gjykata nën akuzën e kontrabandës së njerëzve.
Bëhet fjalë për 9 udhëtime të emigrantëve shqiptarë në vitet 2016 dhe 2017 drejt Britanisë së Madhe. Hilaj ishte organizatori ndërsa Kadena e ndihmonte duke shërbyer si pilot i avionëve të vegjël. Emigrantët që udhëtonin drejt Britanisë paguanin shuma deri në 10 mijë paund dhe disa qindra paund pasi zbrisnin për dokumenta false.
Skema
Hilaj, i cili kishte shkuar në Britaninë e Madhe në vitet 1990 dhe më parë punonte si pronar restoranti dhe roje sigurie, i furnizonte emigrantët me dokumente false. Piloti i grupit, Kreshnik Kadena do të ngrihej nga North Ëeald Airfield në Epping Forest, Essex dhe do të fluturonte për në aeroportin Le Touquet në brigjet e Francës veriore për të mbledhur tre deri në katër migrantë për t’i kontrabanduar në Britaninë e Madhe në çdo udhëtim