“Kam dy pacientë, po nuk di si t’i manipulojë që u duhet kimio”, gazetari nxjerr mesazhet e mjekëve të Onkologjikut

Gazetari Osman Stafa ka publikuar mesazhet e mjekëve të Onkologjikut dhe paralajmëron kallëzim në SPAK.

Ai shfaqet me një dosje të madhe në dorë përpara spitalit dhe lexon disa nga mesazhet që mjekët i dërgojnë njëri-tjetrit në WhatsApp.

Ky është komunikimi i radhës i mjekëve të Onkologjikut, të cilët flasin për terapi të cilat do të mungojnë 4 muaj. Flasin për ulje dozash për shkak të mungesave. Kjo është e papranueshme, është kriminale ajo çfarë është bërë mbi ata pacientë”, thotë ai.

Gazetari Stafa ka nisur prej ditësh një seri publikimesh të mesazheve private që mjekët e Spitalit Onkologjik i dërgonin njëri-tjetrit në një grup të përbashkët, ku përtej turpit dhe mos kryerjes së detyrës, këta mjekë vendosin edhe për jetët e pacientëve me kancer.

“Nje dere mbyllet, hapen 2 te tjera”, shkruan mjeku onkolog me iniciale A.P, ndërsa kolegu i përgjigjet: “Une jam ne stres se i kam dhe paciente qe nuk i njoh se jane relapse, por paciente qe nuk i kam trajtuar une me pare. Nuk di si t’i manipuloje qe u duhet kimio.”

Lajme të tjera |  Kritikoi Britaninë/ Farage s'e "përtyp" dot, sulmon Ramën: Hipokrit! Hajde merr mbrapsht të gjithë kriminelët që ke këtu!

Po ashtu, nga bisedat del dhe një fakt tjetër i turpshëm, sesi mjekët planifikojnë të përgjysmojnë dozat e nevojshme për trajtimin e pacientëve me kancer.

“Nuk do te filloni trajtimin pa me dhene mua emrat qe do te jene ne listën e pritjes. Buxheti është edhe çeshja jone tani sipas kontratave qe firmosim me fondin”, shkruan mjeku onkolog me inicialet B.K.

“Ne kohen e Zogut doktoret e mbanin ilaçet ne dollapin e tyre. Tani ilaçet e ka qeveria dhe nuk mund ti japim si te na doje qejfi”, vijon përsëri i njëjti doktor.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us