“Kam flirtuar me Sarën”/ Bardhi dhe Silvi përballen pas daljes nga “BBV”, ish-banori kërkon të lërë studion

Dalja nga shtëpia e “BBV3” e Bardhit dhe Sarës vazhdon të diskutohet ndërsa, “drama” arriti kulmin sot kur artisti nga Kumanova konfirmoi ndërprerjen e bashkëpunimit me menaxherin e tij, duke thënë se do të hapë një profil të ri në “Instagram”. Mirëpo, ajo çfarë u diskutua sot në “Fun Club” ishte edhe raporti i shumëpërfolur i ish-banorit Silvi Forte me Sarën, i cili ndezi polimikat për lidhje që ditën që hyri në shtëpi.

Silvi dhe Bardhi kanë patur sot një përballje. Sipas këtij të fundit, deklarata e Silvit se ka pasur një flirt me Sarën, me të cilën këngëtari është në një lidhje tashmë, ishte zhgënjyese. Silvi mohoi të ketë thënë diçka të tillë ndërsa theksoi se nuk ka pasur asnjë lidhje me të, por vetëm njohje. Në debat e sipër Foret ka kërkuar të lërë studion.

“Pasi kam dalë nga BIG-u km vazhduar jetën time, jam me një gocë që ka një jetë shumë private. Për hir të respektit të asaj nuk dua ta vazhdoj më këtë diskutim. Unë e pranoj atë video dhe kërkoj falje. Nuk ka asgjë të keqe të flirtosh. Nëse do vazhdojë kështu kjo intervistë më mirë ta lemë këtu. Të çohem të iki? Më mirë kështu? Ju thash që nuk doja ta vazhdoja”, ka thënë ai.

Lajme të tjera |  A do të hyjë në Big Brother për t'u përballur me Gjestin? Ja si përgjigjet Xheneta

Pjesë nga biseda në studio:

Bardhi: Doja t’i thoja që atje brenda ia kemi kaluar mirë, kam menduar që je djalë i mirë, por jashtë më ke zhgënjyer shumë, nuk e vlerësoj atë që e ke bërë me Sarën. Njëherë ke ndenjur me atë dhe ke dhënë atë deklaratë.

Silvi: Unë në asnjë moment nuk kam thënë që kam qenë ishi i Sarës, as nuk kam thënë që kam pas flirtuar. Më kanë pyetur disa herë kë njeh dhe kam thënë që kam një foto me të. Kam thënë që nëse do kisha një ish të dashur, nuk do isha futur. Dua të kërkoj ndjesë, mendoj që Sara është gocë super, kam besuar te dashuria e tyre dhe nëse është keqkuptuar, kërkoj ndjesë publikisht.

Dy opinionistët, Ina dhe Ronaldo iu kundërvunë ish-banorit, duke shprehur se nuk ka pse të keqkuptohet kur ai vetë është shprehur që ka pasur një flirt mes tyre.

Lajme të tjera |  “Nuk më ka dashur kurrë, e gjitha ishte një lojë”, Xheneta rrëfen raportin me Gjestin: Mendoja se më priste jashtë!

Bardhi: Ideja është të zgjidhte këtë problem, e pashë që e ka bërë për vëmendje.

Silvi: Pasi kam dalë nga BIG-u km vazhduar jetën time, jam me një gocë që ka një jetë shumë private. Për hir të respektit të asaj nuk dua ta vazhdoj më këtë diskutim. Unë e pranoj atë video dhe kërkoj falje. Nuk ka asgjë të keqe të flirtosh.

Teksa moderatorja e programit, Enxhi Nasufi po i shpjegonte që nuk ka asnjë transformim të fjalëve që ai ka thënë në “Fun Club” përpara se të futej në BBV, Silvi kërkoi të largohet nga emisioni.

Silvi: Nëse do vazhdojë kështu kjo intervistë më mirë ta lemë këtu. Të çohem të iki? Më mirë kështu? Ju thash që nuk doja ta vazhdoja

Enxhi: Nuk detyroj askënd të rrijë në këtë program. 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us