‘Kam frikë’/ Artan Hoxha zbulon “informatorin’ brenda burgut të Peqinit: I burgosuri më telefonoi, kishte parë armë

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ndarë bisedën që ka pasur me një të burgosur në institucionin e vuajtjes së dënimit në Peqin. Gjatë fjalës së tij, i ftuar në Euronews, Artan hoxha tha se pak kohë më parë ai kishte folur me një të dënuar tjetë në të njëjtin sektor ku ndodhi ngjarja. I burgosuri (të cilin nuk e identifikoi me emër) e kishte telefonuar për t’i shprehur shqetësimin se në burg ishin futur armë, por edhe sepse kishte nisur të shqetësohej se do të ishte ai shënjestra.

“Disa ditë më parë kam folur me një të dënuar që është në këtë sektor dhe kam folur pikërisht për këtë gjë. Ai ndihej i rrezikuar dhe kishte informacion se brenda institucionit ishin futur armë. Ai nuk e dinte se kush do të goditej dhe kishte frikë se do të goditej vetë. Personi që unë kam komunikuar ka qenë i dënuar jashtë shtetit, i dënuar edhe në Shqipëri. Ai i përket kohës ’97-200, është dënuar si pjesëtar i një nga bandave më të mëdha në jug të vendit. Ai ëhstë kapur jashtë shtetit, u dënua atje, u kthye në Shqipëri.

Ka diku te 25 vite burg, është personazh i njohur dhe besoj se biseda ime me të është e regjistruar. Ma shprehu shqetësimin sepse ndihej edhe vetë i kërcënuar dhe ndjeu se mund ta godisnin edhe atë. Ai më dha edhe një orientim se kush mund të kishte futur armë brenda në burg, ai më tha gjithashtu se kjo gjë nuk ishte e ditëve të fundit. Informacioni që më dha më krijoi përshtypjen që brenda ka pasur problematikë. Kisha filluar ta verifikoja informacionin. Dje më mori një informacion dhe më tha që ka ndodhur kjo ngjarje. Më tha direkt që ka ndodhur kjo ngjarje. Ngjarja është në hetim e sipër,”-tha Artan Hoxha.

Lajme të tjera |  Vr*u bashkatdhetarin e tij në Londër, SHQIPTARI 22-vjeçar dënohet me burgim të përjetshëm!

Çfarë ndodhi dje në burgun e Peqinit?

Ngjarja e rëndë cënoi rëndë sigurinë në burgjet e vendit duke përbërë një skandal të paprecedentë. Sokol Mjacaj e ekzekutoi Arben Lleshin brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Pas ngjarjes ai ka tentuar të marr peng disa familjarë të të burgosurve të tjerë në dhomën e takimeve dhe disa gardianë, por më pas është mbyllur në qelinë e tij. Ishin negociatat me drejtorin e Burgut të Peqinit ato që e bindën të vetëdorëzohet pasi u garantua se nuk do të vritej. Deri më tani dyshohet se shkak për vrasjen e Arben Lleshit është bërë gjakmarrja dhe se urdhri mund të ketë ardhur nga familja Hoxha, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar pasi hetimet vijojnë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us