‘Kam humbur shikimin’/ Kristjan Boçi ende në spital…e shoqja poston nga “Ushtaraku”: Kur trajton një sëmundje…

Biznesmeni i njohur, Kristjan Boçi u aksidentua disa ditë më parë, teksa udhëtonte bashkë me fëmijët e tij. Ishte vetë Boçi, i cili në një video të publikuar në rrjetet sociale zbuloi se për shkak të përplasjes kishte humbur shikimin në syrin e majtë. Sot nga spitali “Ushtarak”, ka shpërndarë një foto edhe bashkëshortja e tij, Drilona Boçi. Ajo ka fotografuar një shprehje, si frymëzim për të tejkaluar situatën në të cilën ndodhet.

'Kam humbur shikimin'/ Kristjan Boçi ende në spital...e

Postimi i Drilona Boçit

“Kur trajtoni një sëmundje edhe fitoni, edhe humbni. Por kur trajtoni një person, ju garantoj që ju do të fitoni pavarësisht se cili është rezultati,”-shkruhet në korridorin e “Ushtarakut”.

Lajme të tjera |  Bushati: PS dhe PD janë parti oligarkike, por tani Rama i ka marrë të gjitha, opozitës i kanë rënë br*kët...

Aksidenti ndodhi të premten e shkuar në Golem të Lushnjes. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë dhe shpejtësia më të cilën po udhëtonte biznesmeni. ky i fundit pak muaj më parë u përballë edhe me Prokurorinë e Tiranës, e cila i sekuestroi pasuritë me pretendimin se ato kishin si burim aktivitetin kriminal. Por, më vonë, Gjykata e Apelit pranoi kërkesën e tij, për heqjen e sekuestrove ndaj pasurive./

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us