“Kam kujtime të bukura nga ndeshja e fundit me Shqipërinë”, sulmuesi serb Mitrovic: Kemi ardhur për fitore, jap gjithçka për Kombin tim

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Serbinë të shtunën e 7 qershorit, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 20:45. Në prag të këtij dueli, para mediave ka folur sulmuesi serb, Aleksandar Mitrovic.

Ke qenë i pranishëm në ndeshjet e para të Serbisë me Shqipërinë, edhe në Beograd dhe Tiranë. Çfarë mund të na thoni për ato gjëra që ndodhën?

Kam ndjenja të mira prej ndeshjes së dytë me Shqipërinë, asaj në Tiranë. Mesa di unë, vetëm unë dhe Gudelj kemi qenë pjesë e atij ekipi, për Shqipërinë nuk e di nëse ka qenë ndonjë. Ekipet sot kanë djem të rinj, kualifikime të tjera që kanë arritur. Shqipëria ka një ekip të mirë, gjithashtu na pret një atmosferë e shkëlqyer në stadium. Ne jemi të fokusuar në ekipin tonë.

Lajme të tjera |  Inter-Asllani, a do të jetë lamtumirë këtë verë? Ja dy opsionet e mundshme për mesfushorin shqiptar

Me çfarë rezultati jeni të kënaqur?

Do të luajmë me respekt të madh. Edhe unë mendoj si trajneri, që kemi ardhur për fitore. Sigurisht që jemi të inspiruar për diçka të tillë.

Keni ndonjë ndjenjë të veçantë para kësaj ndeshje?

Unë e kam petkun e Kombëtares, atëherë kam inspirime të tjera për Kombin tim. Çdoherë dëshiroj që të bëj më të mirën dhe të jap maksimumin tim, për shtetin, gjë që më bën të ndihem mua mirë si lojtar. Fokusi ynë është fusha dhe fitorja, që të synojmë më pas kualifikimin. Goli nga unë do të ishte qershia mbi tortë. Fokusi ynë është që të marrim 3 pikët. Dua të fitojmë 3 pikët dhe kaq.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us