Reperi Rigels Rajku, siç njihet me emrin artistik, Noizy pëlqehet shumë për projektet e tij muzikore dhe stilin e tij. Sa i përket jetës së tij para muzikës, duket se me kalimin e viteve, adoleshenti që përleshej për një grusht me para në Londër e kuptoi se rruga e dhunës nuk kishte të ardhme.
Ndërsa ngjiti shkallët e karrierës muzikore reperi tregon në një intervistë me revistën italiane “Esse Magazine” për jetën e tij dhe sfidat që është përballur. “Në Shqipëri me Noizyn” mban titullin intervista, e realizuar në Zvicër, Durrës e Tiranë, ku flet për të shkuarën dhe për arritjet në muzikë.
Noizy ka folur për periudhën në Angli, ku rrëfeu se dikur ka shitur drogë dhe është përplasur fizikisht për të fituar para, gjëra për të cilat sot nuk është krenar. Ai u mundua të përcillte mesazhin se çdo njeri mund të fitojë para dhe të arrijë majat në rrugë të tjera, por duhet të jetë një shembull.
“Nuk do gënjej, në Angli kam shitur drogë, kam bërë sherre për para… dhe këto probleme bënë që të më largonin nga Angli. Por, kam hequr dorë nga jeta e çmendur. Tani çdo gjë e përqëndroj te zgjuarsia dhe si të bëj para. Isha një “street fighter”, shisja drogë, diçka për të cilën nuk jam krenar. Por, tani nuk e bëj më këtë gjë. Nuk do i thoja askujt ta bënte këtë. Ka gjithmonë mënyra të tjera për të bërë para dhe sukses.”-rrëfen Noizy.
Pas jetës në Angli Noizy tregon se kur u kthye nuk ishte e lehtë të hynte në tregun muzikor dhe ndryeshe nga sot mungonte interneti, telefonoat të cilët sot kanë dhenë një ndihmë të madhe për promovimin e këngëve. Madje ai tregon se në periudhën që u kthye në Shqipëri, kishte reperë të mirë në treg.
Mes të tjerash, ai ndau edhe koleksionin e tij të mahnitshëm të makinave, rrëfeu se një ditë në të ardhmen mund të jetojë në Zvicër.