‘Kam shtuar 25 kilogramë’, Kiara zbulon sikletet e shtatzënisë: Luizi fle në sallon

Teksa ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, Kiara Tito ka dhënë një intervistë për moderatoren Bora Zemani, në lidhje me sikletet dhe momentet e bukura të pritjes së ëmbël.

Duke treguar se kishte shtuar 25 kilogramë më shumë, Kiara tregoi gjithashtu edhe disa ‘siklete’ që i ka përjetuar gjatë gjithë këtyre muajve të shtatzanisë, duke nisur nga mënyra e fjetjes.

“E kam shumë të vështirë të gjej një pozicion, mezi po pres pastaj kur të shtrihem të fle përmbys., më ka munguar. Luizi të gërrhiturat i ka shtuar pak si shumë kohët e fundit. Çohet dhe shkon në sallon se nuk do që të më bezdisi. Përveç kësaj kam marrë edhe një jastëk super gjigand nga ato të shtatzanisë që e zë gjysmën e krevatit dhe nuk ka vend”– u shpreh Kiara Tito.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 13 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Sa i përket emrit, Kiara zbuloi se emri i bebes do të nisë me shkronjën “L”.

“E kemi zgjedhur emrin pas shumë muajsh kërkimesh e zgjodhëm emrit, shkronjën e parë ekskluzive “L”. Ishte kërkesë e Luizit, vendosja si të duash, por dua shkronjën “L”, që është shkronja e parë e tij dhe e gjyshit të vajzës”, tha Kiara.

Sa i takon ndihmës që do të ketë pasi ta sjellë në jetë vajzën, Kiara përmendi se pranë saj do të jenë të dyja gjyshet, edhe e ëma e saj, edhe e ëma e Luizit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us