Kamala Harris letër shqiptarëve: Shembull për të gjithë amerikanët

Kandidatja demokratë për presidente Kamala Harris ka dërguar një letër komunitetit Shqiptaro-Amerikan në prag të zgjedhjeve. Zëvendës presidentja amerikane shkruan se lidhjet e veçanta mes amerikanëve dhe shqiptarëve datojnë prej më shumë se një shekulli që nga Konferenca e Paqes në Paris pas Luftës së Parë Botërore. Harris ka shprehur mirënjohje për kontributin e paçmueshëm që ky komunitet ka dhënë ndër vite në zhvillimin dhe forcimin e SHBA-së. Ajo vlerësoi rolin e tyre në zhvillimin ekonomik dhe angazhimin social në qytetet dhe komunitetet në të gjithë vendin.

Harris e cilësoi shqipërinë si një aleate të palëkundur të NATO-s dhe promovuese të stabilitetit në rajon. Kanidatja demokrate vuri në vëmendje edhe kontributin e vendit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së pas pushtimit rus të Ukrainës.

Lajme të tjera |  Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

“Për më shumë se një shekull, duke filluar që nga Konferenca e Paqes në Paris pas Luftës së Parë Botërore, amerikanët dhe shqiptarët kanë ndarë një lidhje të veçantë. Deri në ditët e sotme, shqiptaro-amerikanët kujtojnë që ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që dolën në mbrojtje të pavarësisë së Shqipërisë në atë moment vendimtar. Dua të ritheksoj partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Shqipëria është një aleate e palëkundur e NATO-s, dhe unë jam mirënjohës ndaj Shqipërisë për promovimin e stabilitetit në rajon, si dhe për udhëheqjen e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë muajve pas pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia. Nga pronarë të bizneseve të vogla tek profesionistë në mjekësi, drejtësi dhe shërbim publik, shqiptaro-amerikanët kanë luajtur një rol kyç në zhvillimin e ekonomive lokale dhe forcimin e strukturës sociale të qyteteve dhe fshatrave të panumërta në të gjithë vendin”,shkruan Harris.

Kamala Harris letër shqiptarëve: Shembull për të gjithë

LETRA

Harris ka premtuar mbështetje për komunitetin Shqiptaro-Amerikan brenda SHBA-së, për të siguruar mundësi të barabarta. Ajo gjithashtu përmendi dhe përkushtimin e SHBA-së në mbështetjen ndaj Kosovës shumë etnike, të integruar plotësisht në komunitetin ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us