Kamioni përplaset me mjetin në aksin Krahës-Memaliaj, plagosen 4 pasagjerë

Pasditen e sotme rreth orës 13;30 është regjistruar një aksident ku janë përplasur një kamion me një makinë në aksin rrugor “Krahës-Memaliaj”, si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 pasagjerë.

Drejtuesi i kamionit i identifikuar si Gj.N, është përfshirë në një aksident me makinën ‘Volkswagen’ , me drejtues një 25-vjecar polak me inicialet K.K.

Sipas komunikatës zyrtare, 4 pasagjerët që ndodheshin në makinë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton akoma për rrethanat mbi ngjarjen

Informacion paraprak/ Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Krahës-Memaliaj”, automjeti kamion me drejtues shtetasin Gj. N. është përplasur me automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin polak K. K., 25 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tip “Volksëagen”, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Lajme të tjera |  Ushqime të shtrenjta? Shqipëria mbajti rekord për peshën e bujqësisë në Europë më 2024

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë rrethanave të aksidentit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us