Kryeminisri i Britanisë së Madhe, Sir Keir Starmer, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai është takuar me kryeministrin Rama, ku janë diskutuar një sërë çështjes, mes të cilave emigracioni i paligjshëm.
Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Rama mohoi që të ketë shanse për ndërtimin e një kampi të ngjashëm me Gjadrin për llogari të britanikëve, ngjashëm me marrëveshjen që Shqipëria ka me Italinë.
“Kemi martesë besnike me Italinë, me të tjerët është thjesht dashuri”, tha me batutë Rama.
Kryeministri deklaroi se replikimi i modelit Itali-Shqipëri, nga ana e Britanisë, mund të ndodhë me vendet e rajonit por jo në vendin tonë.
Ne kemi diskutuar për samitin që do të bëhet në Londër në tetor, për Procesin e Berlinit, ku Britania do të mikpresë procesin. Pavarësisht faktit që është proces i ndërtuar brenda hemisferës së BE, nën udhëheqjen e Merkel, për të nxitur bashkëpunimin rajonal në funksion të integrimit europian, gjykojmë se do të jetë pozitive dhe vlerë e shtuar që në Sammitin e Londrës vendet e rajonit të kenë një dritare diskutimi për marrëdhënien mes Britanisë dhe Ballkanit Perëndimor”, tha Rama.
Kryeministri britanik deklaroi se ka patur një ulje të ndjeshme të kalimit të shqiptarëve me gomone, ndërkohë që shtoi se vijojnë bashkëpunimin me Shqipërinë për të luftuar këtë fenomen, duke e shtrirë edhe në rajon.
“Diskutuam efektivitetin e atyre bashkëpunimeve që kemi bërë për këto 2-3 vite që kanë çuar në uljen dramatike të shifrave që përmendët nga 12 mijë, me ulje në 94%. Diskutuam se si kjo punë, përmes kësaj skuadre të përbashkët mund të shtrihet në rajon.
Diskutuam, duke dalë nga takimi paradite, si të punojmë për çështje të aktiviteteve të tjera ndër kufitare, të ndajë ekipi elemente operative dhe informacione inteligjence. Ky model i veçantë ka qenë më efektivi. Kryeministri dhe unë mendojmë njësoj, nuk preferojmë të flasim për problemin dhe t’i biem rreth e rrotull, por të përveshim mëngët dhe ta zgjidhim. Ky është qëllimi i kësaj task force”, tha Starmer.