Kampionati italian pëson sërish ndryshime, ndarja nga jeta e Papës zhvendos ndeshjet e së shtunës! E pëson Interi

Kalendari i Serie A për javën e 34-t ka pësuar sërish ndryshime. Si pasojë e ndarjes nga jeta e Papa Françeskut mëngjesin e ditës së djeshme, disa ndeshje do të shtyhen.

Në mbledhjen e mëngjesit të sotëm, Këshilli i Ministrave shpalli 5 ditë zie ndërkombëtare për vdekjen e Atit të shenjtë. Kjo masë ka hyrë në fuqi menjëherë ditën e sotme dhe do të zgjasë deri të shtunën e 26 prillit.

Sfida Lazio-Parma e programuar të shtunën në orën 20:45, me shumë gjasa do të zhvendoset për të hënën. Gjithashtu dhe dy ndeshjet e tjera të ditës së shtunë, Como-Genoa dhe Inter-Roma do të zhvendosen, në një datë që ende nuk është bërë e ditur.

Përsa i përket ndeshjeve të nesërme të Serie A dhe të Kupës së Italisë, nuk do të ketë asnjë ndryshim.

Lajme të tjera |  Luis Enrique “kërcënonë” Arsenalit në Champions: Ia kemi marrën dorën ekipeve angleze

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us