Kalendari i Serie A për javën e 34-t ka pësuar sërish ndryshime. Si pasojë e ndarjes nga jeta e Papa Françeskut mëngjesin e ditës së djeshme, disa ndeshje do të shtyhen.
Në mbledhjen e mëngjesit të sotëm, Këshilli i Ministrave shpalli 5 ditë zie ndërkombëtare për vdekjen e Atit të shenjtë. Kjo masë ka hyrë në fuqi menjëherë ditën e sotme dhe do të zgjasë deri të shtunën e 26 prillit.
Sfida Lazio-Parma e programuar të shtunën në orën 20:45, me shumë gjasa do të zhvendoset për të hënën. Gjithashtu dhe dy ndeshjet e tjera të ditës së shtunë, Como-Genoa dhe Inter-Roma do të zhvendosen, në një datë që ende nuk është bërë e ditur.
Përsa i përket ndeshjeve të nesërme të Serie A dhe të Kupës së Italisë, nuk do të ketë asnjë ndryshim.