Kampionët mendojnë për sulmin, Egnatia kërkon 21-vjeçarin nga Lezha

Egnatia kërkon përforcime për sezonin e ri në çdo repart. Kështu kampionët i kanë “shkelur” syrin ish-it të Teutës.

Rrok Toma ka përfunduar në “radarin” e rrogozhinasve, të cilët synojnë ta transferojnë gjatë kësaj merkatoje. 21-vjeçari e mbylli këtë sezon me Teutën, teksa luajti në formë huazimi. Kartoni i lezhjanit është në pronësi të UC AlbinoLeffe dhe Egnatia synon që tranferojë sërish në formë huazimi.

Toma në 32 ndeshje me Teutën në këtë sezon ka mundur të shënojë 2 gola dhe të dhurojë edhe 2 asiste. Fakti që 21-vjecari mund të luajë shumë mirë në të gjitha pozicionet e sulmit, ka tërhequr vëmendjen e Edlir Tetovës, i cili e konsideron të rëndësishëm për sezonin e ri.

Lajme të tjera |  Ish-mesfushori i njohur italian: Përpara Igli Tares të dridhen këmbët

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us