Kampionët mendojnë për Superioren, drejtuesit “piketojnë” sulmuesin e rivalëve

Vora siguroi titullin kampion të Kategorisë së Parë dhe ngjitjen për herë të parë në Superiore. E sigurisht që elita kërkon përforcime dhe për këtë drejtuesit janë shumë të vetëdijshëm.

Kështu i “shënjestruari” i tyre është Florenc Farruku. Ky i fundit zhvilloi një sezon fantastik me Burrelin në Kategorinë e Parë.

Sulmuesi ia doli të shënonte gola vendimtarë për matjanët, saktësisht 15 të tillë në Kategorinë e Parë. Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e kampionëve dhe në ditët në vazhdim pritet që të nisin bisedimet për transferimin e tij.

Nëse 23-vjeçari do të kalonte te Vora, atëherë kapiteni i Burrelit do të luante për herë të parë në elitë. Siç dihet Farruku është një lojtar i akademisë së Burrelit, ku ka luajtur me ekipet U-17, U-19 e deri tek ekipi i parë.

Lajme të tjera |  Milan “driblon” Igli Taren

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us