Kampionët zbresin sot në fushë, sfidojnë skuadrën që siguroi mbijetesën në sfidën e “Play-Out”

Ditën e sotme do të luhet një ndeshje mjaft interesante. Në orën 17:30 në stadiumin e Vorës do të luhet një ndeshje miqësore.

Vora do të presë Kukësit, takim ky që do të vë përballë ekipet vetëm disa javë pas fundit të kampionatit. Skuadra e Arian Bellait siç dihet u shpall kampione e Kategorisë së Parë dhe siguroi ngjitjen në Superiore për sezonin e ri.

Ndërkohë nga krahu tjetër verilindorët ia dolën të qëndrojnë në këtë kategori vetëm  nëpërmjet sfidës së “Play-Out”, ku triumfuan përballë Orikut. Siç dihet Vora dhe Kukësi pavarësisht se kanë përfunduar sezonin vazhdojnë me stërvitjen deri në fund të këtij muaji.

Lajme të tjera |  Drejtonte Shqipërinë para disa vitesh, Edy Reja “skanon” dulin Lazio-Juventus

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us