Kandidat për bashkinë e Tiranës pas zgjedhjeve të 11 Majit? Ja si përgjigjet Blendi Gonxhja

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, që është edhe kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste për Tiranën, i ftuar në emisionin “Open”, u pyet nëse do të jetë një kandidat favorit për Bashkinë e Tiranës, por Gonxhja tha se nuk e mendon këtë gjë në këto momente.

Gonxhja sqaroi se sot ndodhet para një sfide siç është posti i ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe gara elektorale ku ai kandidon në listë të hapur.

“Është një moment që unë jam në një sfidë,  më është besuar një detyrë shumë e lartë që unë pyes veten përditë, a e meritoj, a e bëj dot, punoj përditë që të mundohem ta bëj mirë, është një ministri shumë e madhe e Kulturës dhe Inovacionit, një barrë e përgjegjësi e jashtëzakonshme.

Më është dhënë dhe një besim tjetër, jam në këto zgjedhje kandidat në listë të hapur, me bagazhin tim, me shumë punë të mira që kam bërë dhe duhet të përqendrohem shumë tek kjo luftë. Do ishte një shpërqendrim për atë që unë po bëj, që unë të bie në këtë grackë. Unë kam qenë gjithmonë disponibël kur jam thirrur që të bëj detyra e t’i bëj mirë, por kjo s’ka lidhje në këtë moment. Unë mendoj se ndoshta e lidhin me përvojën time si nënkryetar bashkie, kam qenë dy herë më kryetarin Erion Veliaj, dhe në jetën time e kam patur këtë eksperiencë dhe e kam superuar. Tani jam në një sfidë tjetër”, tha Blendi Gonxhja.

Lajme të tjera |  Berisha: Programi ynë është ‘çdo çift, një çati’! Do kenë banesa me kredi të butë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us