“Kandidatë të urryer nga njerëzit” – Opozita po humb thellë, shpërthen Dash Sula: Kështu është kur bën qoka!

Dash Sula, i cili mbeti jashtë listës së sigurtë të PD në Elbasan dhe më pas dha dorëheqjen, ka reaguar për rezultatin shumë të rëndë zgjedhor me të cilin po përballet opozita.

Sula tha se rezultati reflekton listën e dobët dhe qokat e lidershipit.

“Disa prej tyre janë të urryer nga demokratët. Këta duan të vjedhin shtëpinë e vet, të vjedhin dhe të pasurohen. Kanë vënë njerëzit më të diskretituar”, tha ish- deputeti.

“Listë më të dobët se Tirana dhe Elbasani nuk ka patur.

Këta vendosin njerëz për qoka, bëjnë emërime. Njerëzit nuk e kanë me PD, por e kanë me individët. Thonë ‘ky nuk ikën’, por duan ta qerojnë…

PD duhet të bashkonte opozitën. Lista të ishte më e mira e mundshme dhe Berisha të mos kandidonte”, shtoi Sula gjatë një interviste për TCH.

Lajme të tjera |  Erion Veliaj, Beqaj, Çyrbja dhe Bllako refuzojnë të votojnë: Nuk duam para kamerave

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us