Kandidatët preferencialë/ Orlando Rakipi kalon me vota deputetin “veteran” të PS! Blendi Gonxhja renditet i pari në listën e hapur të socialistëve

Në qarkun e Tiranës ka filluar numrimi i votave preferenciale për secilin kandidat. Kështu në radhët e Partisë Socialiste nga 120 kuti të numëruara, kryeson Blendi Gonxhja me 5333 vota.

I dyti renditet ish ministri Fatmir Xhafaj me 2123 vota, ndërsa i treti Ornaldo Rakipi me 1366.

Siç shihet nga renditja e publikuar nga KQZ, deri tani Rakipi ka kaluar edhe deputetin veteran të PS, Erion Braçe, i cili renditet i katërti me 1256 vota.

Megjithatë rezultatet mund të ndryshojnë, pasi ka ende shumë kuti për të numëruar.

Lajme të tjera |  Humbja e thellë/ Kush janë kandidatët në listën e mbyllur të PD që ngelën jashtë Parlamentit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us