Kandidati demokrat i Kavajës tërhiqet nga gara për deputet

Kandidati i Partisë Demokratike, Rudin Hylviu deklaroi se është larguar nga gara për deputet në Kavajë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hylviu njoftoi se ka vendosur që të tërhiqet në mënyrë që të mbështesë kandidaten Loranca Hoxha. Ai u shpreh se vendimi nuk ishte i lehtë, por u kuptua nevoja nevoja për të bashkuar votat dhe për të siguruar përfaqësimin e Kavajës në parlament, përmes një kandidateje femër që ka më shumë shanse zgjedhjeje në bazë të sistemit elektoral.

POSTIMI I PLOTË:

Të dashur miq, nëpërmjet këtij statusi dua të bëj publik një vendim mjaft të rëndësishëm. Dua të njoftoj publikisht vazhdimin e fushatës sime në mbështetjen e plotë dhe publike ndaj kandidates Loranca Hoxha. Ky vendim nuk ishte i lehtë, por rrjedh nga nevoja që të gjithë të jemi të bashkuar drejt një misioni më të madh dhe ai është përfaqësimi i Kavajës me një mandat në parlamentin e ardhshëm. Sistemi ynë elektoral është i ndërtuar në mënyrë të tillë, që matematikisht Loranca, si kandidate femër, është e vetmja që ka shancet të zgjidhet deputete. Këtë vetësakrificë politike, po e bëj për t’i dhënë Kavajës përfaqësimin dhe zërin e saj në foltoren e parlamentit, gjë e cila i ka munguar që nga viti 2005. Me këtë veprim shpreh bindjen e thellë se Loranca Hoxha do të jetë zëri i mijëra qytetarëve Kavajas dhe se do të mbrojë me forcë interesin e qytetit tonë. Me qëllim maksimalizimin e votës, emri im do të qëndrojë në fletën e votimit, por të gjitha votat duhet të shkojnë drejt emrit të Loranca Hoxhës. Duke ju falenderuar të gjithëve për mbështetjen, bashkë do të vijojmë betejën tonë për Kavajën dhe fitoren madhështore të 11 majit.

Emri i tij do të jetë në fletën e votimit më 11 maj, por ai u bën thirrje qytetarëve që votat e tyre t’i drejtojnë te Loranca Hoxha.

Lajme të tjera |  “S’duhet të jesh këtu fare, ulu dhe qetësohu pak...” - Çfarë ndodhi mes Trump dhe Macron në Bazilikën e Shën Pjetrit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us