Kandidatja e PD: Edhe nesër të futemi sërish në zgjedhje, Partia Demokratike do humbë sërish

Kandidatja në procesin e primareve në Partinë Demokratike, Alesia Balliu thotë se humbja e Partisë Demokratike në zgjedhje ishte e pritshme.

Ajo deklaroi në MCN, se rinumërimi i votave i shërben Partisë Demokratike për të fituar kohë.

“Nuk prisja diçka nga rinumërimi i votave, Partia Demokratike po i shërben për të fituar kohë, po i shërben që funksionarë të lartë zgjedhor të dalin dhe të thonë se u blenë votat.

Rinumërimi shërben për harresë, se duke futur në procedura teknike ligjore të lodhshme njerëzit mërziten dhe kalojnë në harresë dhe nuk flasin më për zgjedhjet, as fitoren e Partisë Socialiste dhe as humbjen e Partisë Demokratike.

Humbja e opozitës ishte e pritshme, që Partia Demokratike të fitojë duhet të përfaqësojë frymë.

Lajme të tjera |  'Një shpërdorim personaliteti'/ Koçi: Zegjine Çaushi nuk është imazhi i PS-së, është një parti serioze

Çdo gjë të çonte te fitorja e Partisë Socialiste, dhe aty ku mungon fryma nuk ka si të shkohet te fitorja.

Edhe nesër të futet sërish në zgjedhje, Partia Demokratike do humbë sërish.

Tjetërsimi i votës ndodh, që te blerja e administratës, falja e gjobave, por nuk besoj se dikush tjetër do fitojë mandat nga rinumërimi i votave”, tha ajo.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us