Kanë fituar “zemrën” e Skënder Gegës, 5 futbollistë do të jenë “shtylla” e ekipit

Partizani siç dihet prej javësh ka nisur përgatitjet për pjesëmarrjen në Conference League. Të kuqtë do të sfidojnë në raundin e parë Kalju, ekip nga Estonia.

Një duel për të cilin te “Demat” do të kërkojnë doemos ta nisin me këmbën e mbarë aventurën në këtë turne. Skënder Gega vazhdon të punojë intensivisht, teksa janë zbuluar edhe futbollistët kryesorë ku do të mbështetet në këtë sezon.

Nebi Qokshi, Oresti Rifa, Tedi Malaj, Dion Vata dhe Elson Himallari janë 5 futbollistët që do të jenë “shtylla” e kryeyqtetasve. Lojtarët siç duket kanë fituar “zemrën” e Skënder Gegës, me këtë të fundit që tashmë do i shndërrojë në lider të skuadrës.

Lajme të tjera |  Presidenti i klubit turk zbulon prapaskenat si dështoi akordi me lojtarin e Kombëtares para firmës: Vendosi 2-3 kushte, i thashë ‘Vëlla ke 24 orë kohë”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us