Bayer Leverkusen nuk ishte në gjendje të bënte diferencën kundër St.Pauli, duke u ndalur në një barazim të “vakët” 1-1. Të besuarit e Xabi Alonsos nuk kishin ritmin e duhur për të “bombarduar” portën riavle.
Gjithsesi “Aspirinat” kaluan në avantazh pjesë e parë me Schik. Kjo “panoramë” hodhi idenë se ndeshja do të shkonte në favor të kampionëve në fuqi të Bundesligë, por Boukhalfa nga ekipi i St.Puali nuk mendojë kështu, duke barazuar shifrat (78’).
Në fushë ishte edhe Granit Xhaka, por jo në rolin e protagonistit. Diferenca tashmë ka shkuar në 8 pikë, ndërsa javë e mbetura janë edhe 4. Harry Kane është më pranë se kurrë për të thyer mallkimin e “trofeve” më në fund, ndërsa Bayerni do të marrë “kurorën” në Bundesligë.